Në Francë, më shumë se një milion euro janë dhuruar për
policët plagosur në përleshjet me aktivistët e “jelekverdhëve”,
ndërkohë që dhe këta të fundit janë përfshirë në një fushatë të ngjashme, për t’i
ardhur në ndihmë ish-boksierit Christophe Dettinger, i cili ndodhet në
paraburgim në pritje të gjykimit për dhunën ndaj trupave të xhandarmërisë.

Por faqja e internetit për fushatën në mbledhjen e fondeve për
këtë të fundit, është pezulluar.

Pas kësaj nisi një fushatë për mbledhjen e fondeve për të
gjithë oficerët e policisë të plagosur që nga fillimi i protestës në mes të
nëntorit.

Ndërkohë, Franca e sidomos Parisi, janë në ankthin e radhës
pas një proteste e re është planifikuar për të shtunën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re