Të paktën një person është vrarë në Trebes të Francës, ka thënë kryetari i këtij qyteti Eric Menassi për televizionin BFM TV.

Autoritetet në Francë thonë se në një dyqan në Trebes një i dyshyar ka marrë pengje.

Menassi i ka thënë televizionit LCI se një person ka hyrë në dyqan duke bërtitur “Allahu Akbar” (Zoti është i madh) dhe ka thënë se “do të ju vras të gjithëve”.

Zyra e Prokurorit lokal ka thënë se sulmuesi ka thënë se i përket grupit militant, Shteti Islamik.

“Të gjitha informacionet na bëjnë të kuptojmë se ky mund të jetë akt terrorist”, ka thënë kryeministri frances Edourd Philippe.

Policia në Francë ka thënë se sulmuesi është rrethuar.

Pak përpara kësaj ngjarjeje, një person i armatosur ka qëlluar katër zyrtarë policorë në qytetin e afërt Carassone, duke plagosur njërin prej tyre.

Megjithatë, zyrtarët nuk kanë treguar nëse këto dy ngjarje janë të lidhura, por radio Europe 1, duke cituar burime, ka thënë se personi që ka qëlluar mbi policët është po i njëjti që besohet se ka marrë pengje në dyqanin në Trebes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re