Në Francë, menjëherë pas miratimit nga Këshilli Kushtetues për pothuajse të gjithë reformës së kontestuar të pensioneve, protestuesit u mblodhën mes shiut, në Hotel de Ville në Paris, në Promenade des Anglais në Nice, në Marsejë, në Tuluzë , në Lion dhe në dhjetëra qytete të tjera.

Në më pak se një orë, demonstratat spontane u shndërruan në marshime, njëra drejt Concorde, të tjera spontanisht drejt République dhe Place de la Bastille.

Përleshje të dhunshme me policinë, thyen xhamat e dyqaneve dhe u vendosën zjarrin koshave.

Një raft i tërë me biçikleta elektrike është në flakë pikërisht përpara dritareve të kryebashkiakut Anne Hidalgo.

Sindikatat dhe opozita, pas tre muajsh protestë, janë në baza luftarake, gati për çdo gjë.

“I bëjmë thirrje Macronit të mos e shpallë këtë ligj. Nëse e bën, nuk do të jetë më në gjendje të kontrollojë vendin, nuk do të qeverisë kundër popullit”, tha Sophie Binet, sekretarja e re e sindikatave më të fuqishme franceze Cgt.

“Për momentin, ne po refuzojmë ftesën e Macron për një takim të martën e ardhshme”, këmbënguli Sophie Binet e rrethuar nga demonstruesit, me një Borsalino në kokë dhe një shall të kuq në qafë.

Ftesa për një takim paqeruajtës kishte mbërritur në orët e para të pasdites së së premtes nga kreu i Elysee, por palët tani janë më larg se kurrë.

Dhjetëra marshime janë planifikuar tashmë për të shtunën, dhe sindikatat dhe opozita janë duke punuar fort për një ditë proteste të përgjithshme të paralajmëruar tashmë për 1 maj.

Pavarësisht protestave të dhunshme në Francë, Këshilli kushtetues franceze vendosi sot në favor të vendimit të Presidenti Macron për rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç duke hedhur poshtë kërkesën e kundërshtarëve politikë për referendum popullor.

Por organi më i lartë kushtetues ka bërë me dije se disa nene në projektligj kishin të meta ligjore.

Midis pak ndryshimeve të propozuara, por që u refuzuan nga anëtarët e Këshillit Kushtetues ishte një nen i ashtuquajtur “indeks i lartë” që synonte t’u kërkonte kompanive me më shumë se 1000 punëtorë të pranonin punonjës mbi 55 vjeç.

12 ditë protesta janë mbajtur kundër reformës së diskutueshme të presidentit Emmanuel Macron që nga muaji janar.

Në mars, qeveria përdori një fuqi të veçantë kushtetuese për të miratuar reformat pa votim në Parlament.

Qeveria e Macron argumenton se ndryshimet janë thelbësore për të parandaluar kolapsin e sistemit.

Burimi: Ora News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re