Siç pretendohet në një deklaratë me shkrim nga Prefektura Sarthe, në xhaminë e frekuentuar nga një komunitet prej 300 personash ka njerëz të lidhur me “lëvizjen radikale islamike” ose simpatizantë të saj dhe në predikimet e atjeshme nxiten aktet terroriste, dhuna , urrejtja, diskriminimi, “martirizimi” (në emër të fesë) dhe vendosja e “sheriatit”.

Në këtë deklaratë, ku thuhet se xhamia ka edhe një kurs të Kuranit me 110 ndjekës, pretendohet se në kurs shpjegohet rëndësia e “xhihadit të armatosur”.

“Prandaj, me kërkesë të ministrit të Punëve të Brendshme, Gerald Darmanin, filluan procedurat e nevojshme për mbylljen e kësaj xhamie”, theksohet në deklaratë.

Kurse në një lajm gazetës “Le Figaro” mbi këtë temë nënvizohet se do të konfiskohen gjithashtu llogaritë bankare të 8 personave të lidhur me këtë xhami.

Ndërkaq, zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal, deklaroi se Franca “nuk bën lëshime kundër islamizmit, urrejtjes dhe radikalizmit”.

“Kur Republika sulmohet, ajo (Republika) duhet të përgjigjet dhe përgjigjja e saj duhet të jetë e fuqishme. Ne kërkuam që të fillohen procedurat e nevojshme për mbylljen e xhamisë”, u shpreh Attal.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ftrt.shqip%2Fvideos%2F161749616161408%2F&show_text=false&width=560&t=0

Në një deklaratë për ditoren “Le Figaro” më 29 shtator, ministri Darmanin potenconte se 650 objekte strehë e “ekstremistëve” janë mbyllur në vend dhe 24 mijë të tjera janë inspektuar nga policia para se të miratohej ligji “antiseparatizëm”. Ai njoftonte gjithashtu se një e treta e 89 xhamive të inspektuara nga qeveria janë mbyllur që nga nëntori 2020, me pretendimin se ato janë “radikalizuar”.

Administrata franceze është kritikuar për ndërhyrjen në jetën e myslimanëve me ligjin kundërthënës “antiseparatizëm” të miratuar në gusht.

Ndër çështjet kryesore të trajtuara nga ligji në fjalë janë paanësia në shërbimin publik dhe pajtueshmëria me parimet e republikës, poligamia dhe martesa me forcë, kufizimi i arsimit në distancë, rishikimi i statusit të shkollave private dhe inspektimi shoqatave si në aspektin e aktivitetit ashtu edhe në atë financiar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re