Xhamia Pantin e cila u mbyll pas vrasjes së mësuesit Samuel Patty në Francë, do të rihapet sërish më 9 prill.

Në një deklaratë nga prefektura Seine-Saint-Denis, ku dhe ndodhet xhamia, thuhet se xhamia Pantin do hapet që nga dita e premte, pas bisedimeve të kryera me administratën e ndryshuar të xhamisë.

Qeveria e Francës mori vendimin për mbylljen 6-mujore të xhamisë Pantin në rajonin Seine-Saint-Denis, një prej periferive të Parisit, pasi drejtuesi i saj kishte ndarë pamje reaguese ndaj mësuesit i cili u vra më 16 tetor pasi i kishte treguar në mësim nxënësve karikatura me përmbajtje ofenduese ndaj profetit Muhammed.

Vendimi i kundërshtuar nga administrata e xhamisë ishte miratuar nga gjykata administrative Montreuil dhe Këshilli i Shtetit.

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin dhe prefektura për rihapjen e xhamisë kishin vendosur kusht të largohet kreu i shoqatës, Muhammed Henniche, i cili dha dorëheqjen më 14 mars.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re