Ka humbur jetën një vajzë 6-vjeçare, të cilës i ra në kokë kryqi gjatë një shërbese kishtare në rajonin Rhone të Francës me rastin e Pashkëve, ku festohet ringjallja e Jezu Krishtit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Zyra e Prokurorit të Qarkut, komuniteti i krishterë në qytetin Anse u mblodh në kishë për meshën e Pashkëve.

Në vendin në fjalë një kryq druri 2 metra i gjatë i ka rënë nga lart në kokë vogëlushes pa emër, e cila po luante para dritares në zonën e rezervuar për vizitorët.

Vajza 6-vjeçare e plagosur rëndë në kokë ka ndërruar jetë në spitalin ku është dërguar.

Prokuroria ka nisur hetimet për ngjarjen.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re