Kreu i Kishës Katolike Romake, Papa Françesku, ka dënuar industrinë e armëve, duke pretenduar se ajo përfiton nga vdekja.

Papa Françesku përmendi viktimat e luftës në Ukrainë, Palestinë dhe refugjatët Rohingya në Mianmar dhe vuri në dukje se investimet më fitimprurëse janë ato që lidhen me industrinë e armëve.

“Investimet që sjellin më shumë të ardhura sot janë fabrikat e armëve. Të përfitosh nga vdekja është e tmerrshme”, tha Papa, raporton Vatican News.

Duke u bërë thirrje katolikëve që të mos harrojnë të luten për paqen dhe viktimat e luftës, ai përsëriti se “lufta është gjithmonë një disfatë”.

“Të kërkojmë paqen, të kërkojmë paqen e vërtetë për këta popuj dhe për mbarë botën”, shtoi Papa.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re