Papa Françesku iu lut sot presidentit rus Vladimir Putin që të “ndalojë spiralen e dhunës” në Ukrainë, duke denoncuar në të njëjtën kohë aneksimin e territoreve të Ukrainës nga Rusia “në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”.

Para lutjes së Engjëllit në sheshin e Shën Markut, Papa iu drejtua “presidentit të Federatës Ruse, duke e lutur që të ndalojë dhe nga dashuria për popullin e tij, këtë spirale dhune dhe vdekjeje.

Është hera e parë që Papa Françesku i drejtohet drejtpërdrejt Putinit në një fjalim që nga pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt.

Papa iu referua gjithashtu aneksimit të territoreve ukrainase nga Moska, duke folur për “veprime të reja që bien ndesh me parimet e së drejtës ndërkombëtare”.

“Më vjen thellësisht keq për situatën serioze që është krijuar ditët e fundit (…) Ajo rrit rrezikun e përshkallëzimit bërthamor, në masën që na bën të kemi frikë nga efektet e pakontrolluara dhe katastrofike në nivel global,” theksoi ai.

Papa i bëri thirrje gjithashtu “presidentit të Ukrainës (Volodymyr Zelensky) të jetë i hapur ndaj propozimeve serioze të paqes”. /tesheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re