Papa Françesku vizitoi një burg të grave në Venecia të dielën gjatë udhëtimit të tij të parë jashtë Romës në shtatë muaj.

Françesku mbërriti me helikopter në orën 8 të mëngjesit në oborrin e burgut të grave në ishullin Giudeça dhe përshëndeti rreth 80 të burgosuret, stafin dhe vullnetarët një nga një.

Gjatë gjithë pontifikatit të tij ai ka qëndruar në mbrojtje të të burgosurve dhe të margjinalizuarve, duke inkurajuar gratë e burgosura që të rindërtojnë jetën e tyre gjatë burgosjes së tyre.

“Burgu është një realitet i ashpër dhe problemet si mbipopullimi, mungesa e objekteve dhe burimeve dhe incidentet e dhunës shkaktojnë dhimbje të madhe”, tha ai, i ulur përballë të burgosurve femra. “Por mund të bëhet edhe një vend i rilindjes morale dhe materiale”.

Ai gjithashtu bëri thirrje, siç raporton Guardian, që sistemi i burgjeve “të ofrojë të burgosurve mjetet dhe hapësirën për zhvillimin njerëzor, intelektual, kulturor dhe profesional, duke krijuar kushtet për riintegrimin e tyre të shëndetshëm“.

Në 11 vitet që kur u bë kreu i Kishës Katolike Romake, Papa Françesku ka udhëtuar nëpër botë, por së fundmi shëndeti i tij i brishtë e ka mbajtur atë në Romë.

Udhëtimi i tij i fundit ishte në Marsejë shtatorin e kaluar. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re