Papa Françesku vuri në dukje rënien e natalitetit në Itali, duke paralajmëruar se kjo përbën një kërcënim për të ardhmen e vendit dhe e quajti tragjedi faktin që gjithnjë e më pak çifte duan fëmijë.

Numri i të porsalindurve në Itali vitin e kaluar arriti nivelin më të ulët që nga 1861, dhe ky numër po bie për të 12-tin vit radhazi, njoftoi së fundmi Zyra Kombëtare e Statistikave, raportoi Reuters.

Dimri ‘demografik’ është shkak për shqetësim, të paktën kur bëhet fjalë për Italinë. Shumë njerëz duket se e kanë humbur dëshirën për të pasur fëmijë. Shumë çifte preferojnë të jenë pa fëmijë ose të kenë vetëm një fëmijë, dhe kjo është një tragjedi, në kundërshtim me familjet tona, vendin dhe të ardhmen”, tha Papa.

Vitin e kaluar në Itali kishte 404,892 të porsalindur, që është 15,192 më pak se në vitin 2019.

Në vitin 2020, pati 746,146 vdekje, pasi popullsia ra në 59.3 milionë, dhe rënia e natalitetit vazhdoi këtë vit. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re