Një burrë është arrestuar dhe u burgos në Oise të Frances për shitjen në linje të produkteve të skaduara (Maska, gel) kunder Koronavirus, sipas gazetareve që janë informuar pranë xhandarmerisë.

Operacioni i udhëhequr nga policet e Oise, qytet ky, që ka një numer të lartë të personave të kontaminuar nga Koronavirus në France, solli zbulimin e 9400 maska, 3300 doreza, 4500 letrave të laguara, 80 shishe me 150 ml xheleve dizinfektues dhe 14 shishe me 500 ml xhel dizinfektues të skaduar që shiteshin në faqen online « Le Boin Coin ».

Këto produkte industriale, të skaduar dhe që ishin të destinuara për shkatërrim, ishin vjedhur nga punonjësi i një firme në Oise, shtoi xhandermëria kombëtare.

Mashtrimi u zbulua pas një vezhgimi në faqet e shitjeve në internet nga policët e zyrës së inteligjences së grupit të xhandarmërisë në Somme, sipas të njëjtin burim policor.

Burri 59-vjeçar u arrestua dhe u burgos me urdhër të prokurorisë së qytetit të Beauvais.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re