Shkrimtari dhe profesori, Edmond Tupja ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Të Pathënat” moderuar nga Arbi Fortuzi në Fax News, ku është folur mbi rezultatin e zgjedhjeve në Francë dhe ndikiminqëdo të ketë fitorja e Macron në kontinentin europian.
Tupja tha se një rezultat i tillë ishte i pritshëm sepse sipastij, francezi “mesatar” nuk e duron dot ekstremizmin e djathtë që në këtë rastë përfaqësohej nga Marie Le Pen. Profesori tha më tej se shihej qartë një vullnet i Fancës dhe Gjermanisë për të marrë në dorë ripërtëritjen e Europës.
Tupja: Unë tek francezi mesatar, kam ndier që ka një vullnet ky popull që ta bëjë Europën edhe këtë gjë në aleancë me Gjermaninë. Këto dy vende mund ta bëjnë Europën.
Në Francë ekstremit të djathtë i është bërë qëndresë nga ana e qendrës dhe nga ana e të majtës. Tani aktualisht në Francë nuk ka parti të ekstremit të majtë dhe në këtë pikë, Macronit i takon ta mbrojë Europën me frymën tipike të qendrës së djathtë. Francezi mesatar reagon, nuk e duron dot ekstremizmin.
Pyetje: A do mundet Franca dhe Gjermania të gjejnë forca për t’u ripërtërirë dhe për t’i bërë ballë presionit rus veçanërisht?
Tupja: Mendoj se është një vullnet franko-gjerman për të bërë qëndresë sepse përtej oqeanit kemi SHBA-të që janë edhe aleatë por duhet edhe duan të imponojnë politikat e tyre.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
