Aleksandër Frangaj e Blendi Fevziu kanë nxjerrë dje ish-parashikuesen e motit Floriana Garo, të cilën ia çuan Lulzim Bashës si zëdhënëse gjatë fushatës elektorale të 25 prillit, për ta sulmuar.

Ajo tha se gjatë fushatës nuk ka parë ndonjë hapje nga Basha, dhe është ankuar se ai as nuk e ka marrë ndonjëherë në telefon.

Garo: Tek eksperienca ime e shkurtër në PD kam vënë re një mbyllje, se gjithçka do të ishte mes kryetarit dhe njerëzve të tij të afërt. Unë që isha zëdhënëse aty …

Zheji: Kishe hapësira pafund…

Garo: Ku i dije ti?

Zheji: Unë i kam parë, jam komunikator. Ishe një nga perlat e fushatës së zotit Basha. Dhe na kënaqi të gjithëve kjo.

Garo: Ti po flet për mua, nuk është normale kjo? Unë po them të vërtetën.

Zheji: E di sa e zilepsur ke qenë ti.

Garo: Kisha idenë që gjërat do bëheshin më shumë në ekip, dhe kam parë një mbyllje, jo një hapje, jo transparencë me ekipin e fushatës. Si do bëhen gjërat, cila do të jetë strategjia. Unë nuk kam patur asnjë lloj feed back-u pas fushatës.

Fevziu: Çfarë do të thotë feed back?

Garo:Një telefonatë nga zoti Basha, një telefonatë nga ekipi.

Fevziu: Nuk u mblodhët ju?

Garo: Asnjë gjë. Dhe mua më është dukur shumë e çuditshme, sepse njeriu thotë… madje dhe një lloj inkurajimi të ekipit, çfarë ka ndodhur dhe çfarë do bëjmë. Asgjë

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re