Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, i ka kërkuar Lulzim Bashës të mos japë dorëheqjen.

Kjo, pasi sipas tij, është e logjikshme që në zgjedhje të pjesshme të fitojë partia në pushtet, aq më tepër që PD kishte kundër edhe Berishën me LSI.

Fran Frrokaj: nga 6 zona 5 ishin të majta. S’ka çudi. Në zgjedhje të pjesshme fiton partia në pushtet.Por e drejtë ajo që tha Saraçi, nuk duhet të shkojnë deputetët atje me versaçe…

Koha tregoi se Berisha nuk kishte ikur kurrë, këte e tregon edhe lista e deputetëve. Ai është non grata, jo non-Basha.

Te kam kerkuar qe te mos e fusje ne liste ne 2017, mire bere qe nuk me degjove.

Por plaku nuk eshte ne gjak me ne, eshte me Ameriken. Turpi i tij qe flet me ate gjuhe.

Jemi parti euroatlantike, nuk bejme dot pa SHBA. Mediat jane ne sulm anti Basha, anti PD, anti demokraci.

Mos e mendo doreheqjen. Eshte vendimi i fundit qe duhet te mendosh. Harroje doreheqejn, nuk eshte zgjidhje. Kapiteni iken i fundit, jemi ne nje anije.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re