Qytetarët e Frankfurtit në Gjermani kanë larguar nga posti i kryetarit të Bashkisë të parin e qytetit i cili përballet me akuza për korrupsion.

Autoritetet thanë se 95,1% e pjesëmarrësve të referendumit të së dielës kanë votuar për largimin e Peter Feldmanit, anëtar i partisë Socialdemokrate të kancelarit Olaf Scholz.

Në muajin mars prokurorët e qytetit më të populluar në Gjermani ngritën një aktakuzë ndaj Peter Feldman për keqpërdorim pushteti.

Ata pretendojnë se partneri i 64-vjeçarit kishte fituar një pagë tepër të lartë si drejtues i një çerdheje për fëmijë të udhëhequr nga një organizatë që ka ndihmuar në mbledhjen e fondeve në fushatën e Feldmanit për zgjedhjet e vitit 2018.

Prokurorët kanë argumentuar se ai kishte planifikuar që për shkak të mbledhjes së fondeve, të shpërblente organizatën duke marrë parasysh interesat e saj.

Feldmann, 64 vjeç, ka mohuar çdo pretendim, megjithëse muajin e kaluar ka nisur gjykimi ndaj tij.

Ai ka refuzuar thirrjet që të japë dorëheqje në muajt e fundit, e cila i është kërkuar nga partia e tij.

Ai tha se do të dorëhiqej në janar dhe këshilli i qytetit më pas votoi për ta larguar atë nga posti i kryetarit.

Feldmann injoroi afatin për ta pranuar këtë vendim dhe më pas qytetarët të irrituar organizuan një referendum i cili u konkludua me largimin e tij.

Mandati i tij në krye të Frankfurtit përfundon të premten. Zëvendësi i tij, Nargess Eskandari-Gruenberg, nga Partia e Gjelbër, do të marrë postin e kryetarit deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Burimi: Lapsi.ql

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re