Një politikan gjerman i ekstremit të djathtë ka dalë në gjyq i akuzuar për përdorimin e një slogani nazist.

Bjorn Hecke, i cili drejton partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD) në rajonin e Turingisë, është në gjyq për fjalët “Të gjithë për Gjermaninë!” në një event politik në vitin 2021.

Slogani lidhet ngritjen e nazistëve në pushtet në vitet 1930.

Hecke, i cili ka qenë dhe një mësues historie, mohoi të dinte se nga vinte fraza dhe pretendoi se ishte një “frazë e zakonshme” që nuk duhet të kriminalizohet.

Nëse shpallet fajtor, ai përballet me tre vjet burg, raporton BBC.

Fraza u tha në një ngjarje zgjedhore në Saksoni-Anhalt në maj 2021, kur Hecke mbylli një fjalim duke thënë: “Gjithçka për vendin tonë, gjithçka për Saksoni-Anhalt, gjithçka për Gjermaninë!”

Prokurorët thonë se ai e dinte se fraza ishte e ndaluar sepse ishte e lidhur me Gjermaninë naziste. Por ai thotë se është një “frazë e zakonshme” që nuk duhet të kriminalizohet.

Në një tubim tjetër në dhjetor 2023, ai tha: “Gjithçka për…”, për të cilën publiku shtoi: “Për Gjermaninë!”

Prokurorët tentuan ta gjykojnë për të dyja rastet, por gjykata në Halle vendosi ta gjykojë vetëm për atë të vitit 2021. Vendimi pritet muajin e ardhshëm.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re