Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi foli për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë i cili fitoi zgjedhjet në këtë bashki një ditë pas arrestimit me akuzën për blerje vote.

Celibashi u shpreh se Beleri është kandidat fitues, i mandatuar nga zgjedhësit për të drejtuar këtë bashki. Ai shtoi se situata e tij juridiko penale nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor.

Ai është kandidat fitues. Nëse nuk do ketë kontestime dhe do të konfirmohet ky rezultat deri tani ai konsiderohet i mandatuar për të drejtuar bashkinë. Situata e tij juridiko penale nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor. Më tej do të flasim nëse do të ketë zhvillime të reja”, deklaroi ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re