Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Shqipëri do të rifillojë sot shqyrtimin e kërkesës së Fredi Belerit. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, aktualisht ndodhet në paraburgim me akuzën e blerjes së votës, kërkon leje për t’u betuar para këshillit bashkiak.

“Një tubim njerëzish, përfshirë miq dhe të afërm nga Himara, pritet të jenë jashtë gjykatës për të shprehur mbështetjen për Belerin, i cili ndodhet në burg prej shtatë muajsh”, njoftoi media shtetëror greke ERT.

Në një intervistë të fundit në televizionin shqiptar, kryeministri Edi Rama nënvizoi pavarësinë e gjyqësorit të vendit. Ai theksoi se as ai dhe as qeveria e tij nuk kanë ndërhyrë dhe nuk planifikojnë të ndërhyjnë në çështjen që ka acaruar marrëdhëniet me Greqinë, shkruan ERT.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re