“Vendimi i sotëm i gjykatës, nëse provat nuk janë të pakundërshtueshme, është skandaloz. Arrestimi i një kandidati për Kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve nuk është ne përputhje me ligjin.” – është ky reagimi I ministrisë së jashtme greke, pasi gjykata e Vlorës la në burg kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Fredi Beleri.

“Vendimi për ndalimin e kandidatit për Kryetar Bashkie sjell një ndryshim të plotë të rregullave të barazisë në zgjedhjet bashkiake në Himarë, qendra më e rëndësishme e pakicës kombëtare greke në Shqipëri.

Një vendim i tillë do të ndikojë edhe në marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me Shqipërinë, pasi kusht i këtij rrugëtimi është respektimi i rregullave evropiane dhe parimeve të shtetit të së drejtës nga vendet kandidate.

Vendime si ky i sotmi që shkelin parimet e mësipërme do të thotë se në praktikë Shqipëria nuk po ndjek rrugën evropiane.”- thuhet më tej në reagim./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re