Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë për median greke “OPEN” ka deklaruar se Fredi Beleri nuk u arrestua, por u rrëmbye.

Sipas tij, burgosi e kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri është një çështje politike dhe sipas tij dëshmon kapjen e drejtësisë nga Edi Rama.

“Beleri nuk u arrestua. Beleri u rrëmbye. Dhe të gjithë e dinë se gjithçka është e sajuar, sepse kryeministri dha një intervistë vetëm disa orë para se policia ta rrëmbente, duke paralajmëruar se do ta ndiqnin personalisht”, tha Ilir Meta.

I pyetur nëse e shikon Fredi Belerin si të  pafajshëm, Ilir Meta u përgjigj: “Besoj se është kryebashkiaku legjitim i Himarës, i zgjedhur nga populli, i konfirmuar nga procesi zgjedhor dhe në bazë të Kushtetutës asgjë nuk e pengon Belerin të bëjë betimin”.

Pjese nga intervista: 

Si e komentoni vendimin e Gjykatës Speciale për Fredi Belerin?

Ilir Meta: Nuk është Gjykata Speciale, është Gjykata e Ramës, është gjykatë politike.Beleri nuk u arrestua, ai u rrëmbye dhe të gjithë e dinë se gjithçka ishte e parafabrikuar. Kryeministri në një intervistë televizive, disa orë përpara se Policia ta rrëmbente Belerin, kryeministri pra e paralajmëroi Belerin se do merrej personalisht me të.

-A mendoni se Beleri është i pafajshëm?

Ilir Meta: Unë besoj se Beleri është kryetari legjitim i Bashkisë së Himarës, i zgjedhur nga njerëzit, i konfirmuar nga KQZ dhe sipas Kushtetutës sonë, asgjë nuk mund ta ndalojë që të bëjë betimin.

A është gjyqtarja Irena Gjoka e urdhëruar nga Rama?

Ilir Meta: Drejtësia këtu është totalisht e kontrolluar nga Rama. Kjo çështje është vetëm politike, dhe nuk ka aspak të bëjë me respektin ndaj ligjit, ndaj Kushtetutës dhe ndaj vullnetit të njerëzve.

A mendoni se çështja Beleri po pengon anëtarësimin e Shqipërisë në BE?

Ilir Meta: Unë mendoj se çështja Beleri është një çështje e qartë, në të cilën gjithë bota mund të shohë që në Shqipëri sundimi i ligjit nuk ekziston. Grupet kriminale mbështetën hapur kandidatët e Ramës, duke dhunuar hapur vullnetin e njerëzve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re