Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri dhe miku i tij Pandeli Kokaveshi u lanë në qeli nga GJKKO, e cila gjatë seancës së të hënës (22 maj) vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tyre.

Avokati i Fredi Belerit do të ankimojë çështjen. Ndërkohë mediat greke kanë publikuar një deklaratë të shoqatës “Himara”, ku thuhet: “Qeveria shqiptare, në kundërshtim me çdo koncept ligjor, vendosi të vijojë burgosjen e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri dhe shtetasit Pandeli Kokaveshi. Përballë këtij zhvillimi, do të ushtrojnë të gjithë fuqinë që mundemi që bashkatdhetarët tanë të lirohen ashtu siç e meritojnë.”

Shoqata “Himara” ka bërë thirrje për një protestë përpara ambasadës shqiptare në Athinë pasditen e sotme.

“Ftojmë të gjithë himarjotët që jetojnë në Athinë por edhe çdo grek, çdo qytetar të Greqisë dhe Shqipërisë që e kupton këtë padrejtësi të na bashkohen në protestën paqësore që po organizojmë të martën e datës 23 maj në orën 06.00 pasdite në ambasadën shqiptare të Athinës. Le të japim të gjithë së bashku mesazhin se kjo nuk do të mbetet pa përgjigje”, thuhet në deklaratë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re