Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për situatën në Himarë, ku gjatë natës u vu në pranga me akuzën e blerjes së votave, kandidati i koalicionit  “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri. Sipas Metës, SPAK nuk merret me ata kryebashkiake që janë kapur fajtorë, por rrëmbëjnë në mes të natës kandidatin e koalicionit “BF”.

Meta thekson se ilaç ndaj kryeministrit dhe regjimit që po jep shpirt është vetëm pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 majit.

“Të gjithë qytetarët dhe strukturat opozitare në Himarë të jenë në këmbë, të fuqizojnë në maksimum fushatën dhe të intensifikojnë kontaktet me zgjedhësit për të votuar masivisht dhe për t’i dhënë goditjen përfundimtare Kryeministrit”, shkruan Meta në Facebook.

Reagimi i Ilir Metës

Pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje!

Ky ështe ilaçi ndaj një Kryeministri dhe një regjimi, që po jep shpirt dhe të tmerruar nga vota e lirë.

Ndërsa SPAK nuk vepron ndaj dhjetëra Kryetarëve të Bashkive, që shkelin ligjin dhe vërtetohen si fajtorë,  pas sulmeve të paramenduara dhe të inskenuara të Kryeministrit delinkuent, rrëmbehet pas mesnate në mënyrë mafioze Kandidati për Kryetar i Bashkisë në Himarë.

Të gjithë qytetarët dhe strukturat opozitare në Himarë të jenë në këmbë, të fuqizojnë në maksimum fushatën dhe të intensifikojnë kontaktet me zgjedhësit për të votuar masivisht dhe për t’i dhënë goditjen përfundimtare Kryeministrit, grabitësit dhe shkatërruesit më të madh për qëllime mafioze të pronave në Himarë dhe gjithë bregdetit të Jugut nga Vlora deri në Ksamil.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re