Aktori Julian Deda në një lidhje më “ABC News” ka folur kohën që tashmë po e kalon në karantinë.

Deda u shpreh për shkak se puna e ka bërë të lëvizë gjatë orarit të lejuar për të bërë regjistrimet e shfaqjeve, kjo ka ndikuar që të mos e ndjejë shumë peshën negative të shkaktuar nga COVID-19.

Gjithashtu ai theksoi se frika egziston dhe se është e pranishme. Por, në kushtet në të cilat ndodhet vendi tani mundohet që në karantinë të merret me aktivitete të ndryshme.

“Nuk kam asgjë kundër masave, por kundërshtoj mënyrën se si kërkohën dhe se si kërkohën njerëzit. Nuk kam dëgjuar nga asnjë lider tjetër që nesë del nga shtëpia do futesdh në burg. Ne jemi njerëz si e gjithë bota, edhe ne kemi frikë. Jemi të ndërgjegjshëm përballë këtij “armiku”. Njerëzit për të dalë nga shtëpia nuk i shtyn trimëria ndaj virusit, por nevoja për bukën e gojës. Si mund të gjobitet një pensionist, ku do t’ja marri gjobën? Do i mbajë pensionin”, u shpreh ai.

Më tej Deda theksoi se ka pensionistë që fëmijët i kanë jashtë dhe nuk ka kush i ndihmon për aktivitetet e përditshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re