Ish-zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, përmes një interviste të dhënë për studion e lajmeve të televizionit Faxneës, foli rreth nisjes së vitit të ri akademik shtatorin e ardhshëm në kushtet e pandemisë së Covid-19, ku ekspertët kanë parashikuar një rritje të rasteve të reja për shkak të variantit Delta.

Malaj u shpreh se Komiteti Teknik i Ekspertëve duhet të marrë parasysh vaksinimin e të gjithë pedagogëve dhe studentëve me qëllim rikthimin e tyre në auditore, pasi sipas saj prezenca në auditore është një domosdoshmëri për ciklet universitare dhe ato parauniversitare.

“Mendoj se urdhëri i cili ka qenë përpara mbarimit të vitit akademik, që do të thotë që në fund të vitit akademik, pjesa e prezencës së studentëve, sidomos atyre që mbrojtën ose mbaruan ciklin e parë, ose ciklin e dytë të studimeve, ka krijuar mundësinë dhe qasjen e një formati të ri që tregon se raportet midis auditoreve dhe universitetit tashmë janë bërë pjesë shumë e rëndësishme e menaxhimit të kujdesit, duket patur parasysh rregullat që duhet të respektohen dhe nga ana tjetër duke patur parasysh dhe rëndësinë shumë të madhe të vaksinimit, si një nga problemet e rëndëisishme që ka jo vetëm Shqipëria por e gjithë bota.

Mendoj që në vendimin e radhës Komiteti Teknik i Ekspertëve do ta ketë në kujdes pikërisht faktin për të bërë ekzaminimin dhe vaksinimin e të gjithë studentëve dhe pedagogëve, të cilët më pas mund ta kenë të mundur prezencën në autditore.

Mendoj se prezenca e auditoreve është një domosdoshmëri si për ciklet universitare dhe ato parauniversitare”, tha Malaj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re