Skip to content

Frika nga një valë e dytë, Kina vendos në karantinë një tjetër qytet

Një tjetër qytet kinez është vënë në karantinë pas konfirmimit të disa rasteve të tjera lokale me koronavirus.

Këto raste të tjera po rrisin akoma më shumë frikën e një vale të dytë në Kinë. Qyteti veri-lindor i Jilin-it, me një popullsi prej më shumë se katër milion banorësh, mbylli kufijtë dhe pezulloi transportin publik të mërkurën.

Të gjithë banorët nuk e kanë të lejuar që të futen apo ta dalin nga lagje të ndryshme, veç rasteve kur është shumë e nevojshme.

Qeveria e vendit tha në një deklaratë:

Të gjitha kinematë, palestrat, internet kafetë dhe ambiente të tjera të mbyllura argëtimi duhet të mbyllen menjëherë, edhe farmacitë duhet të raportojnë të gjitha shitjet e medikamenteve për temperaturë apo antiviralë.

Autoritetet lokale gjithashtu thanë që banorët mund të lejohen të largohen nga qyteti nëse marrin raporte për të vërtetuar se kanë rezultuar negativë për COVID-19 në 48 orët e kaluara dhe të përfundojnë një periudhë të paspecifikuar të “izolimit të rreptë”. /