Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi sot se në javën e dytë të janarit të këtij viti, pra pas dërgimit të çështjes në SPAK nga nisma ‘Thurje’ , koncesioni i sterilizimit është ndryshuar. Por ku konsiston ky ndryshim? Sipas ministres amendimi lidhet me faktin se në momentin që do të kemi mbi 64 mijë ndërhyrje do të ketë një reduktim 25% të pagesës për çmimin e seteve dhe kompleksitetet e ndryshme. Por kjo deklaratë e ministres Manastirliu, ka ngjallur reagim të Endri Shabanit, një prej aktivistëve drejtues të Nismës #Thurje, e cila e coi dosjen në SPAK. Përmes një postimi në facebook, Shabani thotë se ky vendim i Ministrisë së Shëndetësisë për të ndryshuar koncensionin, është prova më e qartë se kemi të bëjmë me një palë të vetme në këtë kontratë.

Reagimi i Shabanit 

Ministria e therret koncesionarin dhe i thote “shiko, kemi vendosur te te japim 1.4 milion euro/vit me pak sec kishim rene dakord” dhe ai nuk ndihet, nuk proteston, nuk permend detyrimet kontraktore, dhe nuk kercenon me gjyq.

A nuk eshte kjo prova e qarte se nuk kemi te bejme me dy pale, por me vetem nje?

Nje pale qe pasi eshte kapur gafil, perpiqet te leshoje dicka, se e di qe e ka trashur zullumin deri aty ku nuk mban me.

Fatmiresisht as kjo manover nuk ka per t’i shpetuar nga perballja me drejtesine.

Sot vendosen te na kursejne 1.4 milion euro ne vit nga taksat tona, por ne nuk do te ndalemi derisa ky koncesion te anullohet.

Dhe pas tij cdo koncesion korruptiv qe po ia merr frymen ketij vendi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re