607 afganët e mbërritur pak ditë më parë në vendin tonë i janë nënshtruar të gjithë procedurave të regjistrimit, nga autoritetet ligjëzbatueese. Atyre i janë marrë gjeneralitetet, shenjat e gishtërinjve si dhe i është bërë fotografimi.

Burime nga antiterrori bëjnë me dije se asnjëri prej tyre nuk paraqet rrezikshmëri, por megjithatë Fax news ka mësuar nga burime të sigurta se ata  janë vënë në skanerin dhe monitorimin e strukturës antiterror, ku tashmë ato do të jenë në vëzhgim dhe në syrin e agjentëve në terren.

Agjentët e antiterrorit kanë ndihmën edhe ambasadës amerikane, e cila ka të gjithë listën e shtetasve të mbërritur, në vendin tonë, ku deri tani, rezulton se asnjëri prej tyre nuk paraqet rrezikshmëri.

Afganët janë duke u munitoruar dhe do të monitorohen nga  antiterrori shqiptar, i cili është në kontatk të vazhdueshëm edhe me zyren e antiterrorit të Ambasadës amerikane, për shkak se priten shtetas të tjerë afganë të mbërrijnë në vendin tonë dhe riksku që ekziston se me këta shtetas mund të vijnë dhe persona të organizatave terroriste me qëllim kryerjen e akteve terroriste.

Prej ditësh në zonat ku janë strehuar afganët janë shtuar patrullimet e policisë së shtetit, por edhe agjentë civilë të antiterrorit.  607 afganët e parë kamë dalë të pastër dhe nuk ka asnjë rrezikshmëri, ndërkohë strukturat janë duke pritur emrat e refugjatëve të tjerë që do mbërrijnë në vendin tonë.

Refugjatët afganë fillimisht regjistrohen në Afganistan ndërsa verifikimi i listave të tyre bëhet në policinë shqiptare aty ku dhe regjistrohen, e më pas listat kordinohen me ambasadën amerikane. Dhe nëse ka persona të dyshimtë që mund të kryejnë akte terroriste apo janë të lidhura me celula, mbahen në vëzhgim. Kryeministri Rama ka thënë se në vendin tonë mund të strehohen rreth 4 mijë afganë, ndërkohë që për pritjen e tyre është ngritur e gjithë infrastruktura e nevojshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re