Ndërsa forca e virusit COVID-19 ka rënë, frika është e madhe anembanë planetit se do të ketë sërish një valë të dytë, edhe më të rrezikshme të pandemisë.

Për këtë arsye, janë të shumtë studiuesit, që po punojnë për vaksinën. Organizata Botërore e Shëndetit njoftoi se 133 vaksina të mundshme kundër Covid-19 janë në zhvillim në të gjithë botën, sipas dokumenteve të postuar në faqen e saj të internetit.

Dhjetë nga vaksinat e mundshme janë miratuar për provat klinike në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe Kinë.

123 vaksinat e tjera janë në vlerësim paraklinik në të gjithë botën, përfshirë në Universitetin e Tokios, Universitetin Tulane, Universitetin e Albertës dhe Universitetin e Pittsburgh.

Për shkak të koronavirusit, kanë humbur jetën 378,959 persona.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re