Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi është përplasur me kryeparlamentaren Lindita Nikolla pasi kryeministri Edi Rama refuzoi kërkesën për interpelancë urgjente për akuzat ndaj të vëllait, Olsi Rama për lidhje me grupin e trafikut të drogës në Xibrakë.

Gjatë fjalës së tij, Bardhi u shpreh se kryeministri Edi Rama duhet të paraqitet në Kuvend për të dhënë llogari.

“Hiqeni nga fjalori kërcënimin që do t’ju ndërpres fjalën. Çdo deputeti të opozitës i paraprihet një kërcënim që do të heq fjalën. Së dyti, trafiku ndërkombëtar i drogës është çështje prioriteti kombëtar.

Trafiku i drogës për Ramën është padyshim çështje private dhe nëse familjarë të tu janë të përfshirë në trafik droge, padyshim që luftën ndaj trafikut të drogës nuk e trajton në Parlament”, u shpreh ai.

“Ju ndërpres fjalën”, i drejtohet Lindita Nikolla dhe i fik mikrofonin.

“Nuk ka tremb asgjë rri prit me qetësi vendimin e organeve të drëjtësi, do e marrësh përgjigjen nëse ke shpifur tek organet e drejtësisë”, shton kryetarja e Kuvendit.

“Duhet të vijë ai, të mos fshihet pas teje. Frikacakë. Të vijë ai të japë llogari”, i drejtohet Bardhi.

“Nuk e vendos ti, por rregullorja e Kuvendit”, përfundon Nikolla.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re