Vatra e zjarrit ne masivin pyjor përgjatë superstradës Lezhë-Shkodër u riaktivizua sërish mëngjesin e kësaj të marte.

 

Flaket po kërcënojnë bizneset dhe banesat në këtë zonë.

 

Ndërkohë forca të shumta zjarrfikëse dhe struktura të tjera të njësisë vendore ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e vatrës së zjarrit.

 

Zjarrvënia dyshohet të jetë e qëllimshme.

 

Vetëm gjatë mbrëmjes së të hënës në lezhë u regjistruan tre vatra  zjarri, ndërsa u dogj një pjesë e trasesë së hekurudhës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re