Dy modele gjenden të vdekura brenda dy ditësh Los Anxhelos .

Nichole ‘Nikki’ Coats dhe Malisa Mooney, 32 dhe 31 vjeç dyshohet se mund te jene vrare nga nje vrases serial.

Më 10 shtator ,  familja e Nichole Coats zbuloi trupin e saj dy ditë pasi mesazhet e tyre SMS mbetën pa përgjigje. Vdekja e vajzës është shpallur “e dyshimtë” ndërkohë që pritet përgjigja e mjekut. Dy ditë më vonë, në një godinë luksoze më pak se tre milje larg, Malisa Mooney u gjet gjithashtu e vrarë. Edhe në këtë rast ishin mesazhet në celular , ose më mirë mungesa e pergjigjes se tyre për një javë të tërë, ato që kishin alarmuar familjen.

  Malisa ishte edhe modele, por punonte edhe si agjente imobiliare dhe vetëm një muaj më parë u vendos në shtëpinë ku u vra. E lajmëruar nga familja e saj, më 12 shtator policia hyri në banesën e Bunker Hill dhe e gjeti të pajetë.

Vdekja e dy vajzave të reja vjen  pas një raporti të Bashkisë së Los Anxhelosit për shkallën e lartë të krimit me të cilin përballen gratë e zeza, edhe pse statistikat e përgjithshme të krimit në qytet po zvogëlohen. Duke cituar të dhënat e policisë, raporti vuri në dukje se gratë e zeza përfaqësojnë vetëm 4.3 përqind të popullsisë së qytetit, por përbëjnë 25-33 përqind të viktimave të dhunës./Tgcom

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re