Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se vendimin e SPAK për të mos lejuar pjesëmarrjen e tij në seancat plenare ishte antikushtetues, prandaj dhe e ka ankimuar.

Berisha tha se, për personat e zgjedhur, dispozita ligjore e kodit të procedurës përcakton se çështja e mos vajtjes së tyre në punë, vendoset vetën pasi ka një vendim gjykate të formës së prerë.

“Ishte një akt antikushtetues, antiligjor, i grupit të strukturuar kriminal, Rama-Dumani-Minollai.

 Dispozita ligjore e kodit të procedurës penale ia njeh vetën gjykatës këtë të drejtë, për personat e zgjedhur, përcakton se çështja e mos vajtjes së tyre në punë, vendoset vetëm pas vendimit të formës së prerë. Por këta s’kanë ligj e as moral”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re