Ditën e nesërme në Kuvend nuk do të ketë seancë plenare, në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.

Lajmi është dhënë nga kreu i grupit parlamentar në PS Taulant Balla, i cili shprehet se kjo është një masë e zbatuar në kuadër të udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në postimin e Ballës thuhet se masat shtrënguese do të vijojnë, dhe fton të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me strukturat shtetërore.

Postimi i plotë i Ballës:

KUVENDI I SHQIPËRISË NUK DO TË MBLIDHET NË SEANCE PLENARE, NË KUADËR TË MASAVE TË DOMOSDOSHME PËR SITUATËN E EMERGJENCËS.

Deputetët do të vijojnë angazhimin e tyre në komisione dhe në ndjekjen e situatës, duke respektuar masat e rrepta të përcaktuara nga MSH.

FRIKË JO, KUJDES PO!

MASAT SHTRËNGUESE DO TË VIJONË SIPAS PLANIT DHE KONTRIBUTI I ÇDO QYTETARI ËSHTË ESENCIAL PËR PËRBALLIMIN ME SA MË PAK PASOJA TË ARMIKUT TË PADUKSHËM QË KËRCËNON SHËNDETIN TONË E TË NJERËZVE MË TË DASHUR RRETH NESH

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re