Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri të plotë në kuadër të finales së madhe evropiane mes Romës dhe Feynordit që zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

Efiktivë të shumtë të policisë kanë mbërriture nga të gjitha rrethet e Shqipërisë për të përforcuar rendin dhe sigurinë në kryeqytet që ditët e fundit ka pritur rreth 100 mijë turistë.

Gjatë 24 orëve të fundit disa grupe huligane janë përleshur me policinë shqiptare dhe për pasojë rreth 19 efektivë kanë mbetur të plagosur. Policia bën me dije se forcat e shumta do të rrethojnë të gjithë stadiumin “Air Albania”, por autoritetet i frikësohen ndonjë përleshje të përgjakshme pas fundit të ndeshjes mes Romës dhe Feynordit.

Hyrja në stadium do të fillojë prej orës 18:00.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re