Is-kryeministri Sali Berisha, pas përfundimit të marrjes në pyetje  në SPAK, u ndal të flasë për mediat në ambientet e jashtme të Prokurorisë.

Ndër të tjera Berisha u pyet, nëse ka frikë për shkak se ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, duke folur  me qytetarë dhe gazetarë. Ish – kryeministri u përgjigj se nëse i dalin gazetarë përpara  nuk njeh ligj tjetër përvec atij të fjalës së lirë.

“Ajo është një masë staliniste që tregon frikën dhe tmerrin nga fjala e Berishës. Sa i përket komunikimit, po me dolën gazetarët përpara, harrojë ti se unë njoh ligji tjetër përvec komunikimit me ta de fjalës së lirë” tha ai.

I pyetur po ashtu  se si e sheh të ardhmen e opozitës  në kushte të tillë, Berisha  u përgjigj shkurtimisht duke thënë: “Fitore e sigurë!”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re