Twitter hoqi një postim nga udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, duke pretenduar se vaksina “plotësisht të pasigurta” kundër COVID-19 ishin importuar nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca dhe se “nuk është e pabesueshme që ata duan të infektojnë kombet e tjera”.

Ai njoftoi një ndalim të importit të vaksinave amerikane dhe britanike të premten, ku për pasojë, Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane refuzoi një dhuratë nga një grup dashamirësish nga SHBA – dhjetëra mijëra vaksina amerikane nga Pfizer-BioNTech, raporton AP.

Khamenei tha se ai do të lejonte importin e vaksinave nga vendet e tjera “të sigurta”, ndërsa Irani po punon për vaksinën e tij të koronavirusit, e cila pritet në pranverë.

Pasojat e pandemisë në Lindjen e Mesme janë më të rëndat në Iran, ku më shumë se 1.2 milion njerëz janë infektuar dhe më shumë se 56,000 njerëz kanë vdekur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re