Skip to content

Frikë nga virusi kinez/ Kontrollohet imtësisht anija italiane në Shëngjin

Frika nga koronavirusi ka bërë që ashtu si në çdo pikë hyrje-daljeje në vend, edhe në portin e Shëngjinit të ushtrohen kontrolle të imtësishme për çdo anije transporti që zbarkon aty.

Mëngjesin e kësaj të marte autoritetet kontrolluan ekuipazhin e anijes italiane “Rebecca Pousin”.

Anija e transportit mbërriti në territorin shqiptar nga porti i Ravenës në Itali, ndërsa u konstatua se i gjithë personeli nuk rezultoi të ishte i prekur nga koronavirusi.

Autoritetet portuale thanë se kontrollet janë të përditshme në zbatimin edhe të urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë për masat e shtuara ndaj koronavirusit.