Barcelona do të luajë më 3 janar derbin e Katalonjës kundër Espanyol.

Klubi pritës, Espanyol, e ka cilësuar këtë një ndeshje të rrezikshmërisë të lartë, duke pasur parasysh rivalitetin që ekziston mes dy skuadrave. Ndaj janë marrë masa shtesë sigurie në tribuna për tifozerinë, duke pasur vëmendjen sidomos te një emër i veçantë në radhët e ekipit “blaugrana”.

Ai është Joan Garcia, portieri i cili mbronte ngjyrat e Espanyolit deri në sezonin e kaluar por vendosi të largohej nga kjo skuadër për t’iu bashkuar armiqve të përhershëm pasi pagoi klauzolën e largimit prej 25 milionë eurosh.

Espanyol dëshiron të shmangë çdo incident të mundshëm me ish-portierin i cili tani shihet si një tradhtar nga tifozët ndaj ka parashikuar rritjen e numrit të stjuardëve në stadium për të kontrolluar çdo situatë të pakëndshme që mund të krijohet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re