Teksa liderët e europës janë mbledhur në samit në Tiranë, opozita po bëhet gati të nisë protestën e paralajmëruar në bulevard.

 

Simpatizantë të shumtë janë mbledhur në selinë blu ku rreth një orë më parë mbërriti edhe kreu  i PD, Berisha.

 

 

Mësohet se edhe kreu i partisë së Lirisë, Meta, do t’i bashkohet berishës në selinë e pd dhe prej andej do të marshojnë përpara kryeministrisë.

 

 

Grumbullimi do të nisë nga ish-hotel Dajti, ndërsa kreu i PD ka njoftuar se nuk do të ketë akte dhune. Më herët policia ka refuzuar mbajtjen e protestës në bulevard, për shkak të sigurisë dhe masave të marra për samitin, por Berisha nuk është tërhequr nga ky vendim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re