Pyetje: A rrezikon Ballkani në këtë situatë? Do rishikojë Shqipëria pozicionin e saj në Ballkanin e Hapur nëse Serbia vendos të mbajë krahun e lindjes.

Kryeministri, Edi Rama: Kini parasysh që në vitin e shkuar në Shqipëri u zhvillua një stërvitje që ishte më e madhja e zhvilluar në këtë pjesë të kontinentit dhe kjo stërvitje do kryhet sërish vitin e ardhshëm. Ne kemi pozicionuar në të gjithë hapat që kemi hedhur në bashkëpunim me SHBA-të, një marrëdhënie që ka dalë në një nivel komplet tjetër. Shqipërinë e kemi kthyer në një pikë shumë nevralgjike të marrëdhënieve ushtarake bilaterale me SHBA-të. Duke patur në Shqipëri edhe komandën e forcave speciale për Europën dhe atë Amerikane, kjo do të thotë që jo vetëm që nuk jemi vetëm po jemi ndër më të fortët të pranishëm në Ballkan duke shtrirë bashkëpunimin në nivelin e insfrastrukturës.

Besoj se ju ka rënë në sy se para pak kohësh kishim në ujërat tona aeroplanmbajtësen e madhe, që do të thotë se ne nuk kemi asnjë arsye për t’u shqetësuar kur kemi në dispozicion arsenalin më të sofistikuar që ka sot bota. Sa i përket Serbisë, natyrisht që është një rast për ata që nuk lënë rast pa u marrë me Ballkanin e Hapur që të spekulojnë përsëri. Ne nuk kemi pasur ndonjë lloj mosinformimi për qasjen e Serbisë. Nuk kemi pritur që të sulmohej Ukraina nga Rusia në mënyrë që të verifikohej lidhja e serbëve dhe rusëve. Nga ana tjetër, presidenti serb tha se qëndronte për integritetin territorial të Ukrainës, një vendim tipik për politikën e jashtme serbe.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re