Irani ka vendosur forcat e tij ushtarake përgjatë kufirit me Azerbajxhanin dhe Armeninë pas të shtënave në territorin e tij nga Nago-Karabak, ku të dy vendet janë në konflikt, njoftuan autoritetet në Teheran sot.

Anëtarët e njësisë së Gardës Revolucionare “u dërguan në rajon për shkak të konfliktit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë”, tha komandanti i forcave tokësore iraniane, Mohammad Pakpour, duke shtuar se misioni i atyre forcave është “të mbrojnë interesat kombëtare dhe të ruajnë paqen dhe sigurinë”.

Vija e kuqe

Pakpour tha se Irani respekton integritetin territorial të fqinjëve të tij por “çdo ndryshim” në kufi përfaqëson një “vijë të kuqe për Republikën Islamike”.

Raketa dhe predha mortaje kanë goditur fshatrat kufitarë iranianë në ditët e fundit, raportuan mediat iraniane.

Irani, i cili ka marrëdhënie të mira me Armeninë dhe Azerbajxhanin, në disa raste ka bërë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit dhe ka ofruar ndërmjetësim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re