Një nënë në Britaninë e Madhe është duke rrezikuar burgun pasi frika e saj nga Covid-19 nuk po lejon që ti dërgojë dy fëmijët e saj në shkollë.

Katy Simpson, 29-vjeçe, ka vendosur t’i mbajë në shtëpi dy fëmijët e saj djalin, dhe vajzën Alisha.

Ajo po frikësohet se nëse infektohet me Covid-19 mund të vdesë nga astma, diabeti dhe problemet me gjëndrën tiroide.

Që prej fillimit të pandemisë Katy ka dalë shumë pak nga shtëpia dhe së fundmi drejtori i shkollës ku fëmijët e saj vazhdojnë mësimin i ka dërguar një paralajmërim të gjykatës se duhet t’i dërgojë fëmijët në shkollë.

Ajo u kishte thënë mësuesve të shkollës në qytetin Redcar në Yorkshire, se do të “vdesë nëse preket nga infeksioni i koronavirusit”.

Sipas ligjeve që janë në fuqi në Britani të Madhe, prindërit që nuk i dërgojnë fëmijët në shkollë pa ndonjë arsyetim, thyejnë ligjin dhe rrezikohen të dënohen me para por edhe me burgim.

Megjithatë Simpson thotë se nuk e ka ndërmend t’i kthejë fëmijët e saj në shkollë, edhe pse aktualisht është e papunë dhe rrezikohet të dënohet deri në tre muaj me burgim.

Ora news

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re