Frederik I u bë mbret i Danimarkës sot, duke pasuar nënën e tij, Mbretëreshën Margaret II, e cila abdikoi pas saktësisht 52 vitesh në fron, një ngjarje e kremtuar nga turma të mëdha në kryeqytetin, Kopenhagë.

Margareta II, e cila kishte veshur një kostum elegant rozë, nënshkroi deklaratën e abdikimit, një dokument i paprecedentë në historinë moderne të kësaj monarkie mijëravjeçare, duke bërë Mbret të birin 55-vjeçar. Danimarka, një nga monarkitë më të vjetra në botë, nuk ka asnjë ceremoni kurorëzimi.

Margaret, 83 vjeçe, mahniti kombin në natën e Vitit të Ri kur njoftoi planet për t’u bërë monarkia e parë daneze që abdikon.

Pasardhja u zyrtarizua sapo Margarita nënshkroi deklaratën e saj të dorëheqjes gjatë një takimi të Këshillit të Shtetit në parlament, njoftuan pallatet mbretërore. Në takim morën pjesë përfaqësues të qeverisë, Margaret, Frederick, gruaja e tij 51-vjeçare me origjinë australiane, Mary, e cila tani është Mbretëreshë, dhe djali i tyre i madh, Christian 18-vjeçar, i cili është trashëgimtari i ri i fronit.

Rreth një orë pas nënshkrimit të deklaratës së abdikimit, kryeministrja Mette Frederiksen do të shpallte mbretin e ri nga foltorja e parlamentit dhe Frederik do të mbante një fjalim të shkurtër.

Dhjetëra mijëra njerëz nga e gjithë Danimarka, një vend me gati gjashtë milionë banorë, u mbledhën, pavarësisht të ftohtit të ashpër, në kryeqytet për të parë nga afër procesin e trashëgimisë.

.Margarita, e cila më herët ka deklaruar se do të qëndrojë përgjithmonë në fron, nuk zbuloi arsyen e saktë të vendimit të saj për të abdikuar, por tha se një operacion i madh në shpinë, të cilit iu nënshtrua shkurtin e kaluar, e bëri të konsideronte të ardhmen e saj. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re