Skip to content

Fronëzimi i Kryepeshkopit të ri Joan, Berisha pas ceremonisë së kurorëzimit: Ditë e madhe për të gjithë besimtarët shqiptarë

Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas ceremonisë së fronëzimit të Kryepeshkopit të ri Joan Pelushi në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, u shpreh se kjo është një ditë e madhe për të gjithë besimtarët shqiptarë.

“Ditë e madhe për besimtarët ortodoks shqiptarë, por për të gjithë besimtarët shqiptarë. Fronëzimi i Fort Lumturisë së tij Joani, si kryepeshkop i Kishës Autoqefale Shqiptare, kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, është një ngjarje e madhe në historinë shpirtërore të këtij kombi.

Vazhdimi i traditës më të shkëlqyer të Fan Nolit, kryepeshkopit Janullatos dhe i uroj nga zemra, shumë e shumë vite të bekuara në dinjitet dhe sukses në udhëheqjen e Kishës”, tha Berisha.

 

“”