Sot në vendin tonë pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në zonën e jugut dhe përgjatë ultësirës perëndimore reshjet do të jenë në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në relievet malore të vendit në lartësitë mbi 700 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar. Në lartësitë e mëdha malore reshjet e dëborës me intensitet deri të lartë në formën e stuhive të dëborës.

Era do të jetë intensitet të ulet, me shpejtësi deri në 14m/s.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re