Që prej muajit maj të vitit të kaluar e deri tani, 415 oficerë nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian kanë patrulluar së bashku me Policinë Kufitare, në kuadër të operacionit “Frontex”, i cili ka si qëllim kontrollin e flukseve të imigracionit të parregullt, parandalimin dhe forcimin e bashkëpunimit evropian.

Ky operacion ka patur rezultate shumë të mira falë bashkëpunimit që Departamenti për Kufirin dhe Migracionin ka patur me Menaxheren Operacionale znj. Indra Briska, e cila ka planifikuar burimet njerëzore dhe logjistike në funksion të zhvillimit të këtij operacioni në vendin tonë.

Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje, Drejtori i Përgjithshëm i PSH Ardi Veliu i ka akorduar znj. Briska certifikatë “Për shërbime të dalluara”, me motivacionin “Për kontributin e çmuar dhe mbështetjen e Policisë së Shtetit në implementimin e Operacionit të përbashkët të Agjencisë Evropiane të Rojës Bregdetare, JO FOA Ëestern Balkan në Shqipëri”.

Gjatë mesditës së sotme, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, me rastin 1-vjetorit të nisjes së misionit FRONTEX në Shqipëri, zhvilluan një vizitë në PKK Kakavijë.

Znj. Briska ka falënderuar drejtuesit e Policisë për këtë vlerësim dhe ka theksuar se do të vijojë të japë kontributin e saj për arritjen e objektivave të këtij operacioni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re