Numri i emigrantëve të padeklaruar që lëvizin drejt Evropës në gjashtë muajt e parë të këtij viti është zvogëluar për 40 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas Agjencisë Evropiane për Kufirin dhe Rojën Bregdetare – FRONTEX.

Njoftimi thotë se emigrantët e paregjistruar aktualisht përdorin shumë më tepër rrugën e Mesdheut Perëndimor, ku numri i migrantëve në vitin 2018 krahasuar me vitin e kaluar është dyfishuar.

Po ashtu theksohet se në rrugën e pjesës qendrore të Mesdheut numri i emigrantëve të paregjistruar është zvogëluar për rreth 80 për qind.

Spanja është një nga vendet në Mesdhe që regjistron dyfishin e numrit të migrantëve në krahasim me vitin e kaluar.

Thuhet se një numër më i madh i emigrantëve në Spanjë janë shkaktuar nga politika e re kundër emigracionit e qeverisë italiane, e cila ka vendosur të mos pranojë emigrantë nga Libia në të gjithë Mesdheun duke u përpjekur të arrijnë tokën e Evropës, raporton TRT.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re