Gazetari izraelit Barak Ravid raportoi se marina turke kishte ndaluar një anije kërkimore izraelite që po kryente kërkime në Mesdheun lindor.

Reporter i kanalit izraelit 13, në një profil në Twitter, Ravid shkruan se Marina Turke kishte urdhëruar anijen izraelite kërkimore Bat Galim që të linte Mesdheun lindor.

Ai theksoi se kjo ishte një anije e angazhuar në një projekt të përbashkët me ekspertë kërkimi  nga Izraeli dhe Qipro

Ministria e jashtme e Turqisë më herët tha se Ankaraja nuk do të heqë dorë kurrë nga të drejtat e saj në Mesdheun lindor.

“Eshtë e pakuptimtë të presësh që vendi ynë do t’i bindet kërcënimeve dhe të heqë dorë nga të drejtat e tij në Mesdheun lindor. Askush nuk duhet as të dyshojë se ne do t’i vazhdojmë aktivitetet tona kërkimore si më parë”, thuhet në deklaratë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re