Fronti Nacional-çlirimtar i Algjerisë po kryeson në zgjedhjet parlamentare të 12 qershorit, me 105 nga gjithsej 407 vende.

Në një konferencë për media, kreu i organit zgjedhor të vendit, Mohamed Sharafi, tha se partia më e madhe islamike e vendit, Lëvizja e Shoqërisë për Paqen, ka siguruar 64 vende, duke shtuar se kandidatët e pavarur arritën të sigurojnë 78 vende.

Rreth 30 për qind e votuesve dolën në zgjedhjet e para parlamentare pas rrëzimit të ish-presidentit Abdelaziz Bouteflika në muajin prill të vitit 2019.

Në vitin 2017, pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare ishte 37,09 për qind, ndërsa në vitin 2012 ishte 42,9 për qind.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re