Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka hapur Fushatën e Anëtarësimeve të reja, me qëllim ripërtëritjen dhe fuqizimin e antarësisë dhe strukturës së FRPD.

 

“Të gjithë të rinjtë mund të aplikojnë nëpërmjet formularit të linkut të mëposhtëm: https://bit.ly/3KhSdci . Çdo kandidat që shpreh ambicien për t’u zgjedhur në strukturat drejtuese të FRPD në nivel lokal apo qëndror duhet të plotësojë formularin e tij personal, të cilin duhet ta adresojë në [email protected].”

 

Në njoftimin e shpërndarë nga PD bëhet me dije se afati i paraqitjes dhe propozimeve të kandidaturave pranë Grupit Qendror të Punës është deri më datë 31 janar 2022.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko